| Description: | Në këtë libër
tregohet historia e mrekullueshme e djaloshit të xhunglës, Tarzanit. Prindërit
e tij nisen nga Londra drejt Afrikës për të punuar, por gjatë rrugës ata
braktisen në xhungël nga kapiteni. Pikërisht këtu lind Tarzani, i cili pas vdekjes
së prindërve, rritet nga majmuni Kala. Një ditë Tarzani pa në breg një kasolle
të vogël, të ndërtuar mbi një pemë. Tepër kureshtar shkon drejt saj, pa e ditur
që ajo ishte shtëpia ku kishte lindur. Po në këtë shtëpi takon dhe bie në
dashuri me Xhejnin. Por a do ta braktisë xhunglën dhe a do të takohet me
Xhejnin në Londër? Mësojeni këtë në aventurën e Tarzanit. |
|---|