Mënyrat e pagesës

PAGESA TË SIGURTA

Ne garantojmë nivelin maksimal të sigurisë për çdo blerje. LibrariAlbas.al përdor protokollin Secure Socket Layer (SSL) për enkriptimin e të gjithë informacionit në portal. Me COMODO Security ju mund të ndiheni të qetë në përdorimin e nivelit më të lartë të mbrojtjes në e-commerce.

Procesi i “Blerjes” përdor vetëm metoda te sigurta komunikimi, duke e shfaqur atë me anë të simbolit të sigurisë në fund / krye të browserit tuaj si dhe tek "https" në adresën e web.



MËNYRAT E PAGESËS


Pagesa e porosive tek LibrariAlbas.al mund të kryhet nëpërmjet 3 mënyrave të mëposhtme:


1. Kartë Krediti (Raiffaisen bank)

Nëse keni kartë të thjeshtë visa, visa electron, mastercard, maestro, mastercard electronic të lëshuara nga çdo bankë në botë, ju mund të blini në faqen tonë. Mund të shfrytëzoni lehtësinë dhe sigurinë që ofron banka nëpërmjet këtij shërbim, për të bërë çdo lloj pagese në librarialbas.al. Pasi keni shtuar produktet në shportën tuaj dhe keni konfirmuar të gjitha të dhënat sigurohuni të zgjidhni opsionin “kartë krediti” tek “mënyrat e pagesës” dhe konfirmoni porosinë tuaj, shkoni te hapësira e “kartës së kreditit” ku, pasi të vendosni kredencialet tuaja mund të konfirmoni kryerjen e pagesës. Sapo sistemi të përfundojë procesin e transferimit në librarialbas.al, njoftohet kryerja e pagesës dhe porosia juaj kalon në gjendjen "e pranuar". Për kalimin në këtë gjendje do të njoftoheni me një e-mail. Më tej, do të vijojnë procedurat e dërgesës së porosisë.

2. Easypay

Nëse keni llogari Easypay mund të blini online në Librarialbas.al. Ju mund të shfrytëzoni lehtësinë dhe sigurinë që ky shërbim ofron për të bërë çdo lloj pagese në Librarinë Albas. Pasi keni shtuar produktet në shportën tuaj, keni konfirmuar të gjitha të dhënat sigurohuni të zgjidhni opsionin “Easypay” tek “Mënyrat e Pagesës”. Pasi të konfirmoni porosinë tuaj, do të kaloni tek hapësira e Easypay ku, pasi të vendosni kredencialet mund të konfirmoni kryerjen e pagesës. Sapo sistemi të përfundojë procesin e transferimit në librarialbas.al porosia juaj kalon në gjendjen "e pranuar". Për kalimin në këtë gjendje do të njoftoheni me një e-mail. Më tej, do të vijojnë procedurat e dërgesës së porosisë.

3. PayPal

Nëse ju keni llogari PayPal mund ta përdorni për të bërë pagesat tek Librarialbas.al. Ju mund të shfrytëzoni lehtësinë dhe sigurinë që ky shërbim ofron për të bërë çdo lloj pagese në Librarinë Albas. Pasi keni shtuar produktet në shportën tuaj dhe keni konfirmuar të gjitha të dhënat sigurohuni të zgjidhni opsionin “PayPal” tek “Mënyrat e Pagesës” dhe pasi të konfirmoni porosinë tuaj, kaloni tek hapësira e PayPal ku, pasi të vendosni kredencialet konfirmoni kryerjen e pagesës. Sapo Paypal të përfundojë procesin e transferimit Librarialbas.al porosia juaj do të kalojë në gjendjen "E Pranuar" dhe ju do të njoftoheni me një e-mail. Më pas do të fillojnë procedurat e dërgesës së porosisë.