Stinët e motmotit

Luigj Gurakuqi

400 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030429

  • Availability:441

  • VAT is included in the price!

Authors:Luigj Gurakuqi
Description:Të dashur fëmijë, libri “Stinët e motmotit”, duhet të shtohet patjetër në bibliotekën tuaj. Është një mënyrë shumë e mirë për të plotësuar njohuritë që keni marrë në shkollë për Luigj Gurakuqin, të cilin e njihni si luftëtar të shquar për lirinë dhe përparimin e kombit tonë. Por ai nuk ishte vetëm burrë shteti, studiues, publicist, por edhe poet e përkthyes.

Në këtë libër janë përmbledhur disa nga vjershat dhe prozat, që Luigj Gurakuqi i ka shkruar me shumë përkushtim për nxënësit e vegjël.

Në vjershat e përzgjedhura me shumë kujdes nga Pandeli Koçi, i këndohet me dashuri natyrës dhe stinëve të vitit që kanë bukurinë dhe dobinë e tyre të veçantë. Në to përshkruhen me detaje drurët, pemët, zogjtë, lulet, dëbora shtrëngatat, por edhe fati i të varfërve.

Prozat e shkurtra janë shkruar thjesht dhe qartë, për t’u kuptuar e shijuar menjëherë nga lexuesit e vegjël. Këto tregime e fabula të këndshme janë mbështetur në rrëfimet popullore. Në to përshkruhet me ndjenja të çiltra e të ngrohta malli për atdheun dhe për Shkodrën, vendlindjen e autorit.

Shkrimet e Luigj Gurakuqit janë në dialektin gegë. Për një lexim më të thjeshtë të tyre, është bërë shpjegimi i disa fjalëve. Kjo do t’ju ndihmojë për t’i kuptuar sa më qartë vjershat dhe prozat dhe të ngulitni sa më mirë mesazhin që ato përcjellin.

Publisher:Albas
Year:2017
Prepared by:Pandeli Koçi
Pages:72
ISBN:978-9928-02-971-3
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.