Statusi i kritikës

Dhurata Shehri

650 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030290

  • Availability:56

  • VAT is included in the price!

Authors:Dhurata Shehri
Description:Libri i Dhurata Shehrit,  “Statusi i kritikës” paraqitet me një bazë të fortë etike. Etikë që formalizohet nëpërmjet një ligjërimi të ri konceptual në kritikën letrare shqiptare. Etika ndan, nuk bashkon, por njëkohshëm individualizon. 

Kritika letrare, si çdo eksperiencë kulturore, është një fakt thellësisht komunikativ dhe Shehri ka konstatuar mungesë komunikimi për mungesë besimi, arsye kjo që me sa duket e ka çuar drejt përkufizimit të “Statusit të kritikës”. 

Dhurata Shehri me këtë studim vë në diskutim dhe vihet në diskutim. “Statusi i kritikës” është një tekst i vetmuar për një sërë risish e shi për këtë arsye mund të mos kuptohet nga kultura e konsumit akademik, e cila refuzon çdo mesazh që i cenon ritmin monotonik.

Karakteristikë e parë e këtij teksti është mosngjashmëria, pasojë e braktisjes së traditës studimore dhe paraardhësve në kritikë, së paku brenda kufijve shtetërorë. (Agron Gjekmarkaj)


Publisher:Albas
Year:2013
Pages:160
ISBN:978-9928-02-235-6
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.