Description: | Një mëngjes, Gregor Zamza zgjohet nga gjumi itronditur. Ai e sheh veten të shndërruar në një çimkë të stërmadhe, me këmbë hollake e me bark të fryrë. Asgjë tjetër nuk kishte ndryshuar, as në dhomë, as tek ai përveç pamjes së tij të jashtme. Bën të ngrihet, por as barku nuk e lë, as këmbët e shumta hollake nuk e mbajnë. Duhet të ngrihet sa më parë për të kapur trenin e radhës për në punë, nëpërmjet së cilës mban tërë familjen. Ky shpërndërrim përmbys të gjitha marrëdhëniet në familjen Zamza, biri i së cilës tashmë është një qënie jonjerëzore, së paku së jashtmi.Franz Kafka çmohet si simbol i letërsisë moderne. Parimi mbi të cilin ngihet tërë vepra e Kafkës ka karakter ekzistencial. Vepra e tij shpreh në mënyrë të tërthortë aspiratën e njeriut për të jetuar në një botë më të sigurtë, më humane, ku gjithkush mund t`i gjejë një kuptim më të lartë jetës. |
---|