| Përshkrimi: | Libri “Mësimet e pianos” është një libër udhëzues për fëmijët 4-7 vjeç, që ulen për herë të parë para pianos dhe që kanë shumë dëshirë ta mësojnë atë.Ju, lexues të vegjël, së bashku me 6 miq të rinj do të nisni një udhëtim muzikor shumë të bukur e të dobishëm. Ndërsa shfletoni faqet e librit, nëse do të ecni me kujdes, dëshirë dhe durim, do t’ia dilni që të bëni një rrugëtim praktik dhe magjik në rrugën bardhezi të quajtur “piano”.I pasuruar me lojëra të thjeshta, gjëegjëza, rrëfenja të përkthyera në nota dhe ritëm, ky libër u shërben fëmijëve që të kuptojnë muzikën, të njohin teknikat, ritmin, ushtrimin e dëgjimit, leximin, improvizimin, solfezhin.
Udhëtimi muzikor në faqet e këtij libri ua bën fëmijëve më të këndshme dhe më të bukur këtë rrugë drejt mësimit të pianos. |
|---|