Martin Camaj ende i pazbuluem

Hans-Joachim Lanksch

500 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030457

  • Availability:301

  • VAT is included in the price!

Authors:Hans-Joachim Lanksch
Description:Në këtë libër gërshetohet objektivizmi me ndjeshmërinë e studiuesit, ky autor e sjell shumë bukur figurën e Martin Camaj që është një shkollë më vete për letërsinë shqipe.

(Fragment i shkëputur nga libri)

Martin Camaj i përjetonte kontrastet mes botës së njohun dhe të huej, mes veriut dhe jugut, mes ngrohtësisë dhe ftohtësisë, dritës dhe territ, mes të qenunit mbarë e të qenunit prishun.

Lexuesi ka mundësi me i lexue vjershat e Martin Camajt me thjeshtësi të pacerebralizueme. Me i lexue si pejsazh fjalësh tue u endë në kët pejsazh fjalësh dhe imazhesh në shtigje ”të parrahuna me kambë ose patkoj”, tue ndigjue heshtjen, tue shtegtue majë me majë, tue shtegtue nëpër rrafshet, malësitë, honet, ngjyrat, hijet, tingujt e jehonat e fjalëve tue u zhytë ”nën hijen e sendeve”

Për poetin nga bjeshkët e Temalit, bota ishte nji si arsenal shenjash, kurse letërsia për të ishte nji mjet për me u dhanë shenjave nji tingull nëpërmjet fjalës.

Publisher:Albas
Year:2017
Pages:98
ISBN:978-9928-02-995-9
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.