Iliada treguar fëmijëve

Rosa Navarro Duran

1,200 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code: 030627

  • Availability: 622

  • text_vat

Authors: Rosa Navarro Duran
Description: Në poemën ILIADA tregohet se çfarë ndodhi gjatë javëve të fundit të luftës së Trojës, në të cilën i ndeshën grekët dhe trojanët. Qyteti i Trojës, i cili nodhet në Azinë e Vogël, atëhere quhej edhe Ilion, ndaj historia mban titullin Iliada. Por, si filloi Iliada? Ajo zuri fill me zemërimin e Akilit, heroit më të madh grek, prej fyerjes që i kishte bërë mbreti Agamemnon. Sa dëme e sa dhimbje do të shkaktonte ajo luftë! Fjalët e bukura me të cilat e ka kënduar këtë histori Homeri, kanë bërë që ajo të lërë gjurmë në kohë, deri në ditët tona.

Edhe pse asgjë nuk dihet me saktësi, në shekullin VIII para Krishtit, një poet grek i quajtur Homer, për të cilin thuhet se qe i verbër, këndoi një poemë të mrekullueshme të titulluar Iliada, në të cilën rrëfehen bëmat e Akilit dhe të heronjve të tjerë në luftën e Trojës. Thuhet gjithashtu, se Homeri më pas krijoj poemën Odiseja, një histori që tregon për aaventurat që përjetoj Odiseja, Uliksi, që kur u nis nga Troja pas mbarimit të luftës, derisa mbërriti dhjetë vjet më vonë në atdheun e tij, në Itakë. Dy veprat ishin poemat e para gojore, që këndoheshine që më pas u shkruan. Por e vërteta është se asnjëra nga këto nuk është e sigurt, madje ka nga ata që thonë se Homeri nuk ka ekzistuar...

Sidoqoftë, Iliada është një poemë e mrekullushme, e cila u krijua shumë e shumë vjet më parë, rreth tetë mijë vjet më parë! Ajo është e shkruar në greqisht dhe mendohet se ka 15693 vargje.

Publisher: Albas
Translated by: Viola Dona
Year: 2019
Pages: 228
ISBN: 978-9928-282-77-4
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.