Historia e një kordhe

Claudio Magris

600 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030445

  • Availability:329

  • VAT is included in the price!

Authors:Claudio Magris
Description:Historia e një kordhe bazohet në një fakt historik. Në vjeshtën e vitit 1944, gjermanët pushtuan Karninë, me ndihmën e aleatëve të tyre kozakë, të cilëve u kishin premtuar një truall, ku të ndërtonin atdheun e pavarur kozak, një Kosakenland. Në maj të vitit pasardhës, kozakët zbuluan se ishin përdorur dhe mashtruar. Të braktisur në fatin e tyre, përballë Ushtrisë së Kuqe që përparonte, u dorëzuan tek anglezët, të cilët, në përmbushje të pakteve sekrete të Jaltës, i dorëzuan te sovjetikët, një fund të cilin kozakët ishin përpjekur me çdo kusht që të mos e përjetonin. Të vetëdijshëm për humbjen e thellë, zgjodhën vetëvrasjen kolektive në lumin Dravë.

Nga kjo ndodhi që ka marrë pak vëmendjen e historisë, Claudio Magris nxitet të shkruajë një ese prekëse mbi fatin dhe tragjedinë e jetës, por edhe mbi çastet e këndshme që dhuron ajo. Protagonisti i tij është gjenerali i vjetër i kozakëve, Krasnovi. Magrisi e bën atë pasqyrë të shumë dobësive njerëzore, për të na bërë të kuptojmë se gabimet e Krasnovit janë shpesh edhe tonat. Kjo vepër trajton falsitetin dhe të vërtetat e historisë. Historia ka një këndvështrim të ftohtë të historisë së kozakëve, ndërsa në libër sillen fakte se si studiuesit, historianët, kronistët janë të prirur t’u besojnë varianteve të ndryshme.

Pas kryeveprës së Magrisit, Danub, të botuar një vit më parë, Historia e një kordhe është titulli i dytë i këtij autori që vjen në shqip nga shtëpia botuese ALBAS.

Publisher:Albas
Year:2017
Translated by:Alma Hafizi
Pages:64
ISBN:978-9928-20-988-1
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.