Antologji e Faik Konicës

Nasho Jorgaqi

400 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030562

  • Sasia stok:51

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Nasho Jorgaqi
Përshkrimi:Faik Konica është ndër të paktët, ndoshta rasti unik në historinë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, që megjithëse fizikisht e ka mbyllur tanime jetën e vet, vepra i qëndron e hapur. Edhe pse nisi të botojë plot njëqind vjet më parë (1895), prapë nuk është arritur të vëhet një bilanc i plotë e i saktë i trashëgimisë së tij. Është fakt i njohur se ai shkroi e botoi për disa dekada, në disa gjuhë e në disa vende, në shekullin e kaluar e në shekullin tonë. Para kësaj panorame të gjerë e tepër të larmishme studiuesit e tij gjithnjë janë gjendur përpara enigmash dhe befasish nga më të çuditshmet. Kjo i ka bërë ata të vihen në rolin e dyfishtë, të arkeologut dhe të paleontologut; nga një anë të hetojnë e të hulumtojnë, të gërmojnë e të zbulojnë, dhe, nga ana tjetër, të rindërtojnë vepra dhe të përfitojnë lidhje brenda rrjedhave të veprimtarisë së tij.
Botues:Albas
Viti i botimit:2005
Faqet:180
ISBN:99943-606-5-5
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.