| Përshkrimi: | Libri 100 shkencëtarët që kanë ndryshuar botën, na njeh me arritjet gjigante të tyre: me këta njerëz, të cilët jo rrallë janë përballur me mosbesimin e skajshëm të mjedisit ose, edhe më keq, janë dënuar në rrugën e tyre për të zgjeruar kufijtë e dijes njerëzore.Në spektrin e gjerë të njohjeve shkencore, ky libër na çon nga kozmologjia e Kopernikut dhe e Galileit, nëpër labirintet mjekësore të Hipokratit dhe Galenit, te fushat e fizikës, biologjisë, kimisë dhe të gjenetikës.Kjo është historia e ideve që i kanë dhënë formën botës së sotme, dhe që do ta formatojnë atë edhe në të ardhmen. |
|---|