Çelësi i letërsisë dhe gjuhës shqipe për maturën shtetërore (e re)

R. Petro, L. Mëniku, Dh. Shehri, E. Gugu, K. Bardhi

800 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030570

  • Sasia stok:3505

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:R. Petro, L. Mëniku, Dh. Shehri, E. Gugu, K. Bardhi
Përshkrimi:Me qëllim që të shmangni frikën, e cila vjen nga emocionet e provimeve, duhet ta kuptoni se nuk është aq e rëndësishme se cilat do të jenë fragmentet e zgjedhura për analiza e komente apo se cila do të jetë tema e esesë që do t’ju bjerë në provimin e maturës shtetërore. E rëndësishme është që të keni siguruar çelësin e njohurive bazë me të cilat jeni pajisur gjatë këtyre viteve. Kështu, p.sh., nëse ju keni përvetësuar veçoritë që e bëjnë poemën Çajld Harold një vepër romantike apo heroin e saj një hero romantik, atëherë me këto njohuri ju mund të zbërtheni çdo lloj fragmenti të kësaj vepre.

Po kështu ju duhet të rikujtoni njohuritë gramatikore (nga morfologjia e sintaksa) nga fusha e leksikut, nga drejtshkrimi, pasi ato do të jenë baza e një analize gjuhësore të çdo lloj teksti (letrar ose joletrar) si dhe treguesi kryesor gjatë procesit tuaj të të shkruarit.

Duhet të mësoni strukturat e llojeve të ndryshme të teksteve joletrare me qëllim që, mbi bazën e tyre, të ushtroheni për shkrimin e teksteve të ndryshme. P.sh., në shkrimin e esesë duhet të ushtroheni të zbuloni dhe të shkruani sa më tepër argumente pro dhe kundër tezave të caktuara. Në këtë lloj teksti duhet të “shtrydhni” mirë trurin që të aftësoni logjikën; ndërsa në një tekst përshkrues duhet të mprihni të vëzhguarin për ta parë objektin nga këndvështrime të ndryshme. Për tekstin informues duhet të mblidhni sa më shumë informacione dhe të dalloni informacionin e rëndësishëm nga ai më pak i rëndësishmi.

Për këtë qëllim është shkruar dhe ky libër, që t’ju vijë në ndihmë në këtë prag sezoni. Sigurisht që asnjëherë një libër nuk mund të përfshijë gjithçka që ju nevojitet. Me ndihmën e mësuesve dhe duke u ushtruar që t’ju fiksohen çështjet bazë, me siguri do të keni rezultate mjaft pozitive në provime.

Botues:Albas
Viti i botimit:2019
Faqet:440
ISBN:978-9928-282-65-1
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm