Kushtet e përdorimit

E drejta e autorit


E gjithë përmbajtja e faqes, dizajnit, teksti, grafika, udhëzimet, komentet, përzgjedhjet dhe rregullat janë ekskluzivë për firmën tonë dhe mbrohen nga ligjet ndërkombëtare të së drejtës së autorit. Leja ju është dhënë për të parë, për të bërë kopje elektronike dhe të printoni një pjesë të kësaj faqeje web-i për qëllimin e vetëm të përdorimit si një burim për blerje. Çdo përdorim tjetër i materialeve në këtë faqe web-i, duke përfshirë edhe riprodhimin për qëllime të tjera si nga ato që përmendëm më lart, modifikimi, shpërndarja ose ribotimi, pa lejen paraprake me shkrim të kompanisë është i ndaluar rreptësishtë dhe dënohet me ligj.


Mbrojtja me Ligj dhe detyrimet tona


Ne jemi një subjekt i regjistruar në institucionin e QKR të Republikës së Shqipërisë dhe gëzojmë të gjitha të drejtat e autorit në bazë të ligjit shqiptar për faqen dhe çfarë është publikuar aty. Gjithashtu ne paguajmë të gjitha detyrimet tona ndaj shtetit dhe institucioneve të përcaktuara me ligj në Republikën e Shqipërisë, kështu që serioziteti dhe profesionalizmi jonë nuk limitohet vetëm në faqen e internetit, por edhe në rregullat e bizneseve në Shqipëri.


Kushtet e Garancisë


Përveç të drejtës së autorit ju pranoni edhe “Kushtet e Garancisë” që ne kemi, të cilat janë të publikuara pranë çdo produkti së bashku me të dhënat e produktit. Gjithashtu ne kemi detyrim ndaj jush vetëm për çështjet që ne specifikojmë në faqen tonë dhe me kushtet që ne japim. Këto kushte mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, por asnjëherë nuk do ju fshihen dhe manipulohen. Ju do keni gjithmonë akses për t’u informuar mbi të rejat e faqes tonë.

Detyrime


Ju me regjistrimin dhe me përdorimin e kësaj faqeje nënkuptoni që jeni dakord me kushtet tona dhe jeni dakord me to në momentin që bëni një blerje. Ne gjithashtu jemi të detyruar të respektojmë dhe t’i përmbahemi çdo premtimi dhe shërbimi që publikojmë në faqen tonë librarialbas.al.

Kushtet dhe tarifat e transportit


Përveç të drejtës së autorit dhe “Kushtet e Garancisë”, ju pranoni edhe “Kushtet dhe tarifat e Transportit”, të cilat janë të publikuara në faqen tonë dhe ju jepen në momentin që konfirmoni blerjet.


Të drejtat tona


Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar produktet, ofertat, çmimet e produkteve, ndryshime këto për të cilat ju do keni mundësi të informoheni sa herë të hyni në faqen tonë. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar kompanitë transportuese sa herë që mund të duket e nevojshme, gjë për të cilën ju do keni mundësi të informoheni në momentin që do hyni në faqe. Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar kushtet e përdorimit dhe garancitë përkatëse, ndryshime këto që ju do mund t’i shikoni sa herë që hyni në faqe, nën komandën “Termat e përdorimit”. Për çdo problem të mundshëm ose paqartësi jeni të lutur të na kontaktoni me mënyrat e kontaktit që gjeni në faqe.

Mos humbisni të rejat e fundit!

Merrni informacione rreth ofertave promocionale, publikimeve të reja.