Një minutë urti

Anthony de Mello

513 L

570 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030017

  • Sasia stok:373

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Anthony de Mello
Përshkrimi:Mjafton vetëm një minutë, për të lexuar çdonjërën nga anekdotat e këtij libri. Fshehur në faqet e tij (jo në fjalët, as në tregimet, por në frymën e tij, në gjendjen e tij shpirtërore, në atmosferën e tij) gjendet një urti, që nuk mund të përcillet në gjuhën njerëzore. Gjatë leximit dhe hulumtimit të fjalëve enigmatike të mësuesit, mund të ndeshesh pa vetëdije me mësimin e heshtur që fshihet në libër dhe të rizgjohesh… dhe të ndryshosh. Kjo është urtia: të ndryshosh pa përpjekjen më të vogël nga ana jote, e beson ose jo, thjesht duke u vetëdijesuar në realitetin që nuk është fjalë, që është larg përkufizimit me fjalë. Urtia e këtij libri i përket si Lindjes, ashtu dhe Perëndimit.

Por ky nuk është një libër i lehtë! Nuk është shkruar për të mësuar, por për t’u vetëdijesuar. Nëse do të jesh aq me fat që të vetëdijesohesh në këtë mënyrë, do të kuptosh se pse gjuha më e bukur është ajo e pafolur, veprimi më i bukur është ai i pakryer dhe ndryshimi më i bukur është ai që s’e pret.

KUJDES! “Merri” tregimet me dozë të vogël: një ose dy herë. Një “mbidozë” pakëson dobinë.

Botues:Albas
Viti i botimit:2016
Përktheu:Pllumb Gjergji
Faqet:240
ISBN:978-9928-02-799-3
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.