Ameba

Rigel Rizaj

600 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030452

  • Availability:Out Of Stock

  • VAT is included in the price!

Authors:Rigel Rizaj
Description:“Ameba” është një përmbledhje me katërmbëdhjetë tregime, në të cilët autori, në saje të narracionit, ku përzihen forma të ndryshme shkrimi, si eseistika apo edhe drama, krijon një lojë polifonike personazhesh dhe peizazhesh, që rrëfejnë historitë e tyre, që i përkasin një ndërgjegjeje universale.

Tregimi “Ameba” rrëfen se si nocioni ndjesor i mallit arrin të mbërthejë dhe të mpijë personazhin, dhe fuqia e mallit është aq e tillë, saqë të krijojë një pavarësi të jashtëzakonshme , sa të arrijë të shndërrohet në një gjallesë njëqelizore, arkaike dhe që në thelb mbart gjenezën e jetës së qenieve të gjalla.

Po kështu “Milingona” është një tregim i shkurtër piktoresk dhe grotesk, ku personazhe mitike si Sizifi apo Atllasi, janë përmbledhur në pamjen e një krijese kaq të imët, e cila simbolizon jetën dhe vullnetin për ta jetuar i patrazuar. “Boshivarri”, ku ndërthuren tema mbi varret e gjasmuara gjatë sistemeve totalitare dhe historia intime e një Moxarti, i parë me një sy tjetër; “Dinarzadja”, motra e harruar e Sheherezades, edhe pse ajo duhet konsideruar si hallka mnemotike e 1001 Netëve.

Një piktor që vizaton një nudo brenda një dhome të errët dhe vendos në lojë xixëllonjat përreth trupit të pozueses së tij... Këtu rrëfehet se si luftohet me barkun e balenës për të shkarravitur brenda saj një hënë, se si përshkruhet vdekja e një Labirinti, se si dashuria është një fuqi estetike dhe dramatike...“Ameba” është një ftesë se si duhet shijuar letërsia dhe se si duhet të ngrihen paktet estetike dhe stilistike.

Publisher:Albas
Year:2017
Pages:80
ISBN:978-9928-02-992-8
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.