Rrëmbimi i princit Oleomargarin

Mark Tuein

1,152 L

1,280 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030539

  • Sasia stok:29

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Mark Tuein
Përshkrimi:Në një hotel në Paris, në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t’u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t’ia nisnin, Tueini zu t’u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të shpëtuar princin e rrëmbyer. Më pas, Tueini do të hidhte disa shënime të papërpunuara rreth kësaj historie, por përralla mbeti e papërfunduar… gjer më sot.

E nxjerrë prej arkivit të Mark Tueinit në Universitetin e Kalifornisë, në Berkelej, shënimet e Tueinit janë sot baza e një përralle me zana, e rimarrë mbi njëqind vite më pas. Me copëzat e përrallës së Tueinit dhe me një histori të ndërprerë udhës, autori Filip Sted ka shkruar një përrallë që na bën të imagjinojmë se si do të kish qenë vepra e Tueinit, po të ishte shkruar e plotë. E stolisur me ilustrimet e hijshme, argëtuese dhe të dhembshura të Erin Steadit, kjo është një histori që mbërrin për herë të parë te ne në formën e një libri për fëmijë me ilustrime. Kjo histori e autorit më legjendar amerikan, vjen nën vizionin e dy prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë së sotme për fëmijë.

Botues:Albas
Viti i botimit:2018
Përktheu:Rigel Rizaj
Faqet:154
ISBN:978-9928-282-26-2
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.