Ligjërata për etnologjinë dhe mitologjinë

Adem Jakllari

800 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030294

  • Availability:958

  • VAT is included in the price!

Authors:Adem Jakllari
Description:Mitet dhe ritet janë të lidhura, midis vedi, ngushtësisht. Në të vërtetë, nuk ka rit që të mos jetë i lidhur me disa zhvillime mitike... Ceremonitë e flijimitose ato të inicimit mund të quhen ndryshe edhe si riprodhime të veprimeve të kryera nga stërgjyshërit totemikë ose heronjtë qytetërues dhe krijues. Dy ide pikëtakohen këtu në një mënyrë shumë të përgjithshme: së pari, miti ka qenë krijuar përgjatë periudhës mitike; së dyti, kur njerëzit celebronin mitin, ata s`bënin gjë tjetër veçse imitonin stërgjyshërit, heronjtë etj., që kishin kryer për herë të parë këtë rit, këtë ceremoni... Me çdo mënyrë është e mundshme të lidhet miti me ansamblet e riteve dhe vëzhgimet, si përligjje e tyre, dhe me bashkësitë që, në çdo shoqëri i kanë praktikuar këto rite si një marrëdhënie vetëpërligjëse. Shoqëria njerëzore, për shembull, jep edhe lindjen e ritit të inicimit, fazë e domosdoshme e shtimit dhe identifikimit të familjes dhe bashkësisë njerëzore; dhe kjo përligj këto ceremoni që janë të larmishme dhe me zhvillime të veçanta në vende dhe popuj të ndryshëm... Përpunimi mitik i këtij riti përmban figurat e zotave të mëdha ose të heronjve, si dhe krijimin e breznive të reja. Bota mitike është një refleks i vetvetes, një refleks në të cilin ajo (vetvetja) ekziston si rezultat i një gjendjeje të re të papritur, që ndryshe mund të quhet gjendja e rikthimit, arsyeja e së cilës është ruajtja dhe vazhdimi, brenda qenies, i veprimit.
Publisher:Albas
Year:2015
Pages:236
ISBN:978-9928-02-490-9
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.