Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën

Cristian Crusat

600 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030121

  • Availability:279

  • VAT is included in the price!

Authors:Cristian Crusat
Description:Teori e shkurtër për udhëtimin dhe për shkretëtirën është një sfidë e vërtetë ndaj shumicës së rregullave të pranuara në letërsinë tonë për formën e një tregimi. Të gjitha tregimet e këtij vëllimi rrokin tërë përvojën e gjerë njerëzore, duke na vendosur në çdo cep të botës, që nga viset e thata të brigjeve mesdhetare, deri te faqet e shkrimtarit gjenial serb Milorad Pavić: ky është i gjithë udhëtimi. Falë një proze jashtëzakonisht elastike, një stili shkrimi endacak, që përshtatet me vendet e ndryshme shpirtërore, fizike apo imagjinare të çdo tregimi, dhe individualitetit të brishtë të personazheve të tij, Crusat-i i çon këto personazhe të rropatura drejt humnerës së frikës, dyshimit dhe dëshirës, që përbëjnë botën bashkëkohore.

Ato presin, kërkojnë apo eksplorojnë mundësinë e një zbulimi që nuk mbërrin në të tashmen e tyre të mpirë, edhe pse, çuditërisht, ato duken të paafta që të ndërmarrin ndonjë veprim të dobishëm, me përjashtim, ndoshta, të Lenës joshëse,e cila na shkruan që nga bota pluskuese e ëndrrave. Siç na thotë mistika esufive, shpirti kërkon ndryshimin dhe, për pasojë, palëvizshmëria është njësoj me vdekjen e ngadaltë që na përgjon gjithandej, duke na përndjekur nëpër rrugë dytësore, vendparkime të zbrazëta apo hotele plot me turistë. Kjo është shkretëtira e realitetit, ku, fatlumë ose jo, jemi robër, në atë mënyrë që fati apo rastësia (një ngjarje e parëndësishme, një humbje ndjenjash në një plazh nudist, një aksident ajror që nuk ndodhi kurrë) është ai që, si ndonjë shpërthim, na zbulon fytyrën e vërtetë të vetmisë sonë.

Publisher:Albas
Translated by:Bajram Karabolli
Year:2016
Pages:80
ISBN:978-9928-639-2
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.