Description: | Ne lindim, jetojmë
dhe pastaj vdesim. E njëjta gjë ndodh edhe me kafshët shtëpiake. Libri “Kujtoj
qenin tim” na njeh me dashurinë dhe gëzimin që kemi për një kafshë shtëpiake
dhe më pas trajton përballjen me humbjen e saj, e cila është e dhimbshme për të
gjithë familjen, por sidomos për fëmijët. Vdekja e kafshës shtëpiake përgjithësisht,
përvoja e parë kur fëmijët ndeshen me dukurinë e vdekjes. Një ndodhi kaq
tronditëse shkakton tek fëmijët një mori ndjenjash, të cilat ata nuk arrijnë
t’i kuptojnë dot. T’i lejosh fëmijët që të shprehin ndjenjat e inatit dhe të
trishtimit, është shumë e rëndësishme në procesin e shërimit të tyre
shpirtëror. |
---|