Udhëzues metodik për paketën NJË HAP drejt SHKOLLËS

Rudina Çupi

1,300 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030431

  • Availability:510

  • VAT is included in the price!

Authors:Rudina Çupi
Description:ZBËRTHIMI I TEMËS. Në çdo faqe të tekstit të fëmijës janë paraqitur, me anë të situatave dhe materialit figurativ dhe ilustrativ, njohuritë bazë gjuhësore, shkencore, sociale, artistike që duhet të fitojë fëmija. Në librat e mësuesit ofrohen metoda e teknika të larmishme, si dhe sugjerohet baza materiale që i nevojitet mësueses/prindit për zbërthimin e saktë të informacionit të dhënë në tekstin e fëmijës. Me anë të shembujve, ideve dhe sugjerimeve nxitet mësuesja/prindi për realizimin e tij, duke trajtuar veprimtari që zhvillohen si në orët e parashikuara në program, por edhe për mbulimin në mënyrë efikase të të gjithë kohës që fëmija qëndron në kopsht. Kjo ndërthurje është bërë me synimin që të krijohen modele të arrira të mësimdhënies, duke gërshetuar nxënien dhe edukimin , procese këto të pandara dhe njësoj të rëndësishme.

PËRVETËSIMI I NJOHURIVE. Pyetjet e rubrikës së bashkëbisedimit e nxitin fëmijën të flasë për njohuritë që ka, por e bëjnë të reflektojë dhe të rrëfejë përvojat vetjake, duke bërë lidhjen e asaj që mëson me jetën e përditshme. Ato janë ndërtuar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme dhe e nxitin fëmijën të vëzhgojë me kujdes botën përreth dhe të zbulojë të panjohurën e të mësojë për të. Duke u nisur nga vetvetja dhe duke përvetësuar bashkë me të tjerët njohuri të reja, fëmija bëhet i sigurtë, shmang ankthin dhe i shpreh lirshëm mendimet dhe emocionet e tij.

VEPRIMTARIA E PAVARUR E FËMIJËS. Një nga etapat më të rëndësishme të të nxënit është nxjerrja e një produkti ng vetë fëmija. Puna krijuese, si: vizatimet, ngjyrosjet, aplikacionet, mbjellja e luleve, kujdesi për to e veprimtari të tjera, si dhe plotësimi i detyrave/kërkesave të tekstit bhen hap pas hapi dhe vazhdimisht të shoqëruara me bashkëbisedim dhe shpjegim, në mënyrë që asnjë fëmijë tëmos mbetet prapa, edhe në rast kur nuk e kupton. Këto veprimtari i rritin fëmijës vetëbesimin, i nxitin shpirtin krijues dhe i ngulitin më mirë njohuritë e fituara.

Publisher:Albas
Year:2014
Pages:336
ISBN:978-9928-02-439-8
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.

Related Products

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.