Bijtë e gënjeshtrës

Scott Peck

1,000 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030006

  • Availability:783

  • VAT is included in the price!

Authors:Scott Peck
Description:Libri “Bijtë e gënjeshtrës” i Scott Peck është një libër që të tërheq që në faqen e parë, sepse është shkruar me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për cilindo. Pavarësisht titullit, që është shumë intrigues, shtrirja e autorit zgjerohet shumë, deri në zona pranë religjionit dhe praktikave fetare, të cilat konsiderohen si jashtë fokusit të shkencës. E veçanta e librit qëndron në atë, se e keqja njerëzore nuk është diçka abstrakte jashtë nesh, por një realitet, shpesh therës dhe i dhimbshëm, që mund të shkatërrojë jetët e disa njerëzve dhe të atyre përreth. E keqja, madje, shtrihet në shumë sfera ku vepron qenia njerëzore: individuale, familjare, shoqërore, si dhe politiko-ushtarake. Ligësia shpesh maskohet me vellon e dashurisë dhe të afeksionit në marrëdhëniet familjare dhe sociale. Autori, me shumë elegancë dhe mjeshtëri, duke sjellë shembuj dhe nga përvoja e tij personale, na shpalos efektin që ka e keqja njerëzore, si dhe mundësitë për ta adresuar, dhe na sugjeron disa rrugëdalje për të shpëtuar. Në fund autori futet dhe në zona të ndjeshme të religjionit, si p.sh., përballja e ligësisë djallëzore në formën më ekstreme, duke përdorur dhe ekzorcizmin. Madje ai ngul këmbë që ekzorcizmi duhet studiuar dhe zbatuar dhe nga shkenca e psikanalizës, si një mjet efikas që arrin rezultate të prekshme. Shpesh ai ndërfutet dhe në zona budiste apo Joga, ku e keqja është e aftë të transformohet me forma të tjera të realitetit njerëzor, të cilat kanë lidhje me botën e brendshme që mbetet ende një zonë pak e njohur. Koncepti i vuajtjes dhe i dhimbjes njerëzore (tipike Buda), si dhe mundësitë e daljes nga ky rreth vicioz, me vetëdije apo pavetëdije, përshkojnë gjithë librin. Çmenduritë individuale dhe shoqërore, që arrijnë deri në majat më të larta të pushtetit, janë një realitet i prekshëm dhe në vendin tonë, ku e keqja është përhapur kaq shumë dhe, ç’është më e keqja, shkalla e reagimit është në nivele të ulëta. Ligësia dhe frika kanë aftësinë të paralizojnë kaq shumë atë pak intelekt njerëzor që ka pjesa më e madhe e njerëzve, duke kaluar më tej në një pasivitet të ngurtë në zonën e veprimit dhe aksionit në terren. E gjithë kjo në një dritë të një letargjie kolektive, nga e cila duhet forcë dhe energji për të dalë. Mesazhi i librit mbetet optimist, në aspektin se të gjitha këto barriera që na pengojnë të ecim përpara janë shpesh mendore apo sajime të mendjes, të cilat mund të kapërcehen, shpesh dhe me ndihmën e një personi të specializuar apo një mënyre të mirëpërcaktuar, që të orienton në errësirën e pavetëdijes, si një dritë në një territor të errët. Shkenca, jo gjithmonë, është e vetmja përqasje që kënaq nevojat tona; bota dhe njohuritë janë kaq të pamasa, saqë njeriu duhet të jetë i hapur të pranojë dhe përqafojë ato rrugë që çojnë në rritjen tonë shpirtërore.
Publisher:Albas
Translated by:Genci Muçollari
Year:2015
Pages:286
ISBN:978-9989-20-625-5
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.

Related Products

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.