Instinkti i vdekjes

Jed Rubenfeld

1,000 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030184

  • Availability:196

  • VAT is included in the price!

Authors:Jed Rubenfeld
Description:Nju-Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e viteve ‘20 nuk kanë filluar ende. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrave të papunë u ndalohet të pinë, sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Në rrugët e Manhatanit ndihet kundërshtimi dhe pasionet e pashprehura ndaj gjendjes në vend. Në këtë moment Uoll Striti ...eksplodon. Është sulmi terrorist më shkatërrimtar dhe më vdekjeprurës i kryer deri atëherë në truallin e Shteteve të Bashkuara.

“Instinkti i vdekjes” fillon me një ditë shtatori, kur pikërisht në Manhatanin e Poshtëm ndodhi ky eksplozion i fuqishëm dhe amerikanët filluan të mendojnë se cilët ishin ata që i urrenin kaq shumë. Atë ditë fjala “terrorist” u bë pjesë e fjalorit amerikan dhe populli u përgatit për luftë. Të kapur në vorbullën e këtyre ngjarjeve janë veterani i luftës Stratham Janger, polici detektiv Xhimi Litelmor dhe bukuroshja enigmatike Koletë Russo. Një varg misterioz faktesh, së bashku me një seri sulmesh të pashpjegueshme ndaj Koletës dhe një e shkuar e saj e groposur thellë, e shoqëron këtë treshe në një udhëtim sa të mundimshëm aq edhe interesant, nga Parisi në Pragë, nga çatia e qiellgërvishtësit më të lartë në botë, në kasafortat më sekrete nën tokë të Thesarit të ShBA-së, nga laboratori i Mari Kyrisë në Institutin e Radiumit në Francë, që përpiqej të përdorte radiumin për të shëruar të sëmurët nga kanceri, te fabrika, ku radiumi vriste njerëz, nga shtëpia e Sigmund Frojdit në Vjenë, në sallat e Kongresit në Uashington DC, në korridoret e ndërtesave të pushtetshme në Uashington DC, dhe, në fund të fundit, te thellësitë e fshehta të instinkteve tona më të egra. Ndërsa pjesëzat e frikshme, në dukje pa lidhje, të enigmës fillojnë të bashkohen, Jangeri dhe Litelmori zbulojnë sekretin e Koletës dhe të vërtetën shokuese të aktit terrorist në Uoll Strit.

E vendosur në sfondin e bombardimit shkatërrimtar të Uoll Stritit në Shtator 1920, një ngjarje historike reale që mbetet edhe sot e kësaj dite e pazbuluar, Instinkti i Vdekjes lidh përsosmërish faktin me sajesën, vrasjen me pasionin, ankthin me aventurën, në një histori që flet për të fshehtat më të thella të instinkteve tona më primitive.

Autori e merr këtë ngjarje historike dhe përpiqet t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve dhe enigmave që shoqërojnë ngjarjen, por ndërkaq, ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë, ai ka besim te lexuesit dhe i lë vend fantazisë së tyre që të nxjerrin konkluzionet e tyre.“Ka rrugë të ndryshme si të sillesh me terrorin e vdekjes, – shkruan ai. – Ta mohosh, të jetosh në ankth ose ta pranosh. Por është edhe një rrugë e katërt, që kërkon jo ta harrosh, jo të gënjesh veten dhe as të servilosesh në altarin e të pashmangshmes. Gjithçka ka të bëjë me instinktin.”

Novela e Rubenfeldit të mban në ankth nga kombinimi i skenave plot aksion ku nuk mungojnë rrëmbimet, përleshje me thika dhe pistoleta, helmime, grabitje bankash, korrupsion, intriga, politikë, dashuri, aventura, psikologji e psikanalizë etj. Novelën e përshkon një fill i qëndrueshëm intrige dhe konfuzioni, përfundimin e të cilëve, lexuesi nuk do t’i imagjinonte kurrë. Novela të mbërthen nga larmia dhe simbolika e ngjarjeve, gërshetimi i situatave, thellësia e analizës së ndodhive dhe karaktereve, dëshira e autorit për të zbuluar të fshehtat më të thella të instinkteve tona primitive dhe sidomos beteja e vazhdueshme universale midis së mirës dhe së keqes, luftës dhe paqes, jetës dhe vdekjes që përfundon me triumfin e së mirës. Duke i uruar lexim të mbarë lexuesit, besojmë se do ta pëlqejë këtë novelë, e cila në ShBA konsiderohet si një nga Best Seller-it dhe Best Historical Mistery.

Publisher:Albas
Translated by:Vladimir Bica
Year:2015
Pages:407
ISBN:978-9928-02-559-3
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.