Kufiri

Latif Ajrullai

500 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030298

  • Availability:464

  • VAT is included in the price!

Authors:Latif Ajrullai
Description:Edhe pse nuk e dinte se çka ishte simboli, metafora, krahasimi e të tjera si këto, ama kishte një figurë që e njihte mirë; ishte përpëlitur gjatë mes paradoksesh të mëdha që ia marrosnin jetën dhe herë-herë e bënin të ngulfatej në atë mes.

... Te ne nuk ekziston tolerimi, tolerimi i fituesve ndaj humbësve dhe respekti i humbësve ndaj fituesve... prandaj unë e kam humbur besimin, më tremb se në vend të shtetit, mos bëjnë "shqiptarhane".

Nëse nuk shtiresh se shkon në xhami apo nuk mban ramazan, me një fjalë nuk bën atë që e bëjnë të gjithë, atëherë ti je jashtë defterit. Edhe sikur të jesh profesor i madh, doktor i madh, aq më tepër psikolog i madh, madje edhe sikur të fitosh çmimin Nobel, ti je jashtë defterit dhe pikë. Edhe Pikasoja apo Ajnshtajni po të jetonin këtu, me siguri do të ishin jashtë defterit. Prandaj duhet të shtiresh si të gjithë. Profesori luan rolin e politikanit, politikani të hoxhës, hoxha të psikologut, mjeku të farmacistit e farmacisti të mjekut dhe kështu duke improvizuar gjithçka vërtitej jeta jonë brenda kufijve të përcaktuar.

...Njerëzit, edhe kur s`kanë kufij, ia venë ato vetes.

...Dhe e vetmja zgjidhje: Plumbi i artë.

... pastaj "Tung, s`ka të përtejme!"

...Nuk ka se si të mos ndihesh mbret në jetë, kur fle lakuriq krah për krah me të dashurën mbasditeve verore, teksa dielli i kuq perëndon nga ana tjetër e detit.

...Jetët tona ndaheshin ku fillonin përgjegjësitë dhe puqeshin ku zinte fill shpirti.


Latif Ajrullai, lindur më 1953 në Litë të Tetovës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes për ta mbaruar më vonë në Kroaci ku jetoj një pjesë të gjatë të jetës bashkë me prindërit. Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Matematiko natyrore, dega Kimi, si dhe Degën e Farmacisë, ku ka marrë titullin Magjistër i Farmacisë.

Në vitin 1980 punoi si profesor në degën e mjekësisë. Në vitin 1989 pushohet nga puna si nacionalist dhe separatist. Në vitin 1992 hap farmaci private deri në vitin 2000, vit ky kur themeloi shtëpinë botuese Albas me degë në Tiranë, Tetovë dhe Prishtinë. Aktualisht Ajrullai është President i Albasit, një nga shtëpitë botuese më të njohura në fushën e teksteve shkollore.

Latif Ajrullai është autor dhe bashkëautor në disa tekste shkollore.

Tashmë njihen përkthimet e tij në fushën e psikologjisë me librat:

-Rruga në të cilën rrallë shkohet. (Scott Peck)

-Femra të mençura zgjedhje të gabuara (Konel Kouven, Melvin Kinder)

-Duajeni vetveten... (Louise L. hay)

-Ligji (Frederic Bastiat)

Romani "Kufiri" është vepra e parë e autorit në fushën e letërsisë artistike.

Publisher:Albas
Year:2008
Pages:156
ISBN:978-9994-39-4-555
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.