Grimca

Kristi Thanasi

500 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030664

  • Availability:22

  • VAT is included in the price!

Authors:Kristi Thanasi
Description:

Në librin Grimcat do të lexoni përralla dhe poezi.

Përrallat

Përralla tërheqëse, që të mbajnë pa frymë dhe nxitin imagjinatën. Secila prej tyre bart një mesazh të dobishëm për jetën. Lexuesi patjetër që do të bindet se durimi, mirësjellja, modestia, sinqeriteti, mbajtja e fjalës janë virtyte që gjithmonë në fund na bëjnë fitues ndaj padrejtësive dhe sfidave. Me personazhe fiktive, ndonjëherë të hiperbolizuara, na jepet një pasqyrë e realitetit njerëzor, gjë që ndihmon në perceptimin dhe kuptimin e lehtë të ngjarjeve të zhvilluara në secilën prej përrallave. Princeshat e princat, djaloshi prej liqeni, djaloshi jodurimtar, piktura llafazane e pasqyra mashtruese janë disa nga personazhet që patjetër do t’i tërheqin lexuesit e vegjël, por edhe të rriturit. Porositë që përcjellin këto përralla pa dyshim që lexuesit do t’i mbeten gjatë në mendje.

Poezitë

Autorja/i shpalos ndjenja nga më të ndryshme në poezitë e përfshira në libër. Përcjell mërzi në poezitë për njeriun e trishtuar, për lotin, tradhtinë, për humbjen e babait. Krahas mërzisë, ndihet një ndjenjë paqeje në poezitë kur shkruan për natën, yjet e ylberin, për njerëzit më të dashur, për jetën.

Publisher:Albas
Year:2019
Pages:60
ISBN:978-9928-300-92-8
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.