Racizmi shpjeguar vajzës sime

Tahar Ben Jelloun

750 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code: 030466

  • Availability: 363

  • text_vat

Authors: Tahar Ben Jelloun
Description: Tahar Ben Jelloun është një nga shkrimtarët më të njohur francezë, i vlerësuar me disa çmime dhe kandidat për çmimin Nobel në Letërsi. Racizmi shpjeguar vajzës sime është bestseller dhe është përkthyer në 25 gjuhë.

Njeriu nuk lind racist, por bëhet. Këtë përpiqet t’i shpjegojë autori vajzës së tij, Merjemes, e cila gjatë një manifestimi kundër një projektligji për emigracionin e pyeti për racizmin. Libri është në formën e një bashkëbisedimi, që u përgjigjet pyetjeve kureshtare të një fëmije. Më shumë se dhjetë vjet pas këtij bashkëbisedimi me të bijën, autori i bën të njohura këto këmbime mendimesh me fëmijët nga gjithë bota, të cilët vazhdon t’i takojë. Sepse së bashku konstatojmë se racizmi jo vetëm nuk është sprapsur, por është bërë i zakonshëm, madje, në disa raste, është thelluar. Ne përpiqemi të kuptojmë format e reja të shfaqjes së tij: rritja e antisemitizmit dhe islamofobisë, diskriminimet, viktima të të cilit janë emigrantët etj.

Ky libër u drejtohet fëmijëve që nuk kanë ende paragjykime dhe prindërve, mësuesve, edukatorëve, për t’iu përgjigjur pyetjeve më të koklavitura nga sa mendojnë fëmijët.

Publisher: Albas
Translated by: Miço Gubera
Year: 2018
Pages: 160
ISBN: 978-9928-258-04-5
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.