Gjyshi në kornizë

Ermir Nika

420 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code: 030441

  • Availability: 495

  • text_vat

Authors: Ermir Nika
Description: Ermir Nika lindi në Tiranë më 17.2.1978 dhe përket atij brezi autorësh, krijimtaria e të cilëve u shfaq në letrat shqipe pas viteve 90. Në vitin 1996, kur ishte ende nxënës në shkollën e mesme, botoi libri e tij të parë me poezi “Lumi i ëndrrave, vetmia”. Kur ndiqte studimet e larta për Gjuhë-Letërsi, bëhet i njohur me botimet e shumta në shtypin periodik dhe atë letrar. Ka shkruar dhe ka botuar poezi dhe prozë, të cilat do ta bëjnë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Komunikimi i tij me lexuesin ka vijuar edhe në fushën e studimeve dhe të letërsisë për fëmijë.

Në këtë libër, Gjyshi në kornizë, autori sjell me emocion një ngjarje kulmore, nga jeta e një gjyshi dhe nipit të tij. Fëmija ndodhet para vështirësish natyrore, të cilat shumëfishohen nga humbja aksidentale e gjyshit. Përballimi i situatës, me ndihmën e njerëzve të rastësishëm, dhe forca e vitaliteti i gjyshit, i mbeten fëmijës të pashlyeshme në kujtesë. Përshkrimet e situatave, dhënë me shumë art, lexuesit do t’i mbeten gjatë në kujtesë, së bashku me foton e gjyshit në kornizë.

Publisher: Albas
Year: 2017
Pages: 52
ISBN: 978-9928-02-976-8
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.