Murgu që shiti ferrarin

Robin Sharma

900 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030694

  • Sasia stok:1071

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Robin Sharma
Përshkrimi:

MURGU QË SHITI FERRARIN është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të jetës. Me shpresë se do të gjente lumturinë dhe ushqimin shpirtëror, ai niset drejt një udhëtimi të jashtëzakonshëm. Duke njohur një kulturë të lashtë nga Të Urtit që jetonin në malet e Himalajeve, ai zbulon mënyrën e fuqishme se si të çlirojë potencialet e trurit, trupit dhe të shpirtit. Gjithashtu, mëson të jetojë me më shumë pasion, kuptim dhe në paqe me veten. Një përzierje e shkëlqyeshme e urtësisë së përjetshme, shpirtërore lindore dhe e parimeve të rrepta të suksesit në Perëndim. Ky rrëfim na tregon hap pas hapi rrugën e një jete me më shumë guxim, begati dhe gëzim.

Në odisenë e tij, Julian Mantëlli zbulon mësime të fuqishme, të mençura dhe praktike, që i ndryshojnë jetën një herë e përgjithmonë. Disa prej këtyre mësimeve janë:

▪ të zhvillojmë mendime të gëzueshme,

▪ të ndjekim misionin dhe thirrjen tonë të jetës,

▪ të kultivojmë vetëdisiplinën dhe të veprojmë me guxim,

▪ të njohim vlerën e kohës si gjëja jonë më e rëndësishme,

▪ “të ushqejmë” marrëdhëniet tona,

▪ të jetojmë plotësisht çdo ditë dhe në çdo kohë.

Botues:Albas
Viti i botimit:2020
Përktheu:Gent Sinani
Faqet:208
ISBN:978-9928-311-89-4
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm