Antologjia e poezisë së "A dangerous method"

Rita Petro

750 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030293

  • Availability:66

  • VAT is included in the price!

Authors:Rita Petro
Description:Antologjia e poezisë nga “A Dangerous Method” nisi si eksperiment social virtual. Anëtarë me aftësi të veçanta artistike, por edhe personalitete krijuese, u mblodhën në një arenë të madhe e sekrete virtuale. Këtu koha virtuale për këtë grup u kthye në një përvojë të shtyrjes së kufijve në rrugë të rrezikshme, të vendosjes së vetes në limite e përtej. Për të çliruar kështu mendjen me të vetmen mënyrë, mënyrën e kërkimit të Së VËRTETËS. Kështu lindi grupi sekret “A Dangerous Method”!

E tërë energjia e krijuar dhe e grumbulluar gjatë tërë kësaj kohe, që të merrte një kuptim, kërkonte një ndryshim forme, hapësira të reja... Dhe “DM” u kthye nga një hapësirë krijuese virtuale, në një motor pune krijuese reale.

Kështu lindi Antologjia e Poezisë “A Dangerous Method”.

Sigurisht, “A Dangerous Method” nuk përmblidhet vetëm me një grup poetësh... Dhe poezia e këtij brezi nuk mblidhet dot në një grup të reduktuar njerëzish, pasi ka të tjerë poetë fantastikë që nuk gjenden në këtë antologji. Në këtë antologji janë përzgjedhur vetëm krijimet e poezisë që janë postuar në grup, të cilat janë mbledhur me sugjerimin dhe dëshirën e mirë të poetes dhe botueses Rita Filipi, për t’i ndarë krijimet e këtij grupi edhe më gjerë ndër lexues.

Njerëzit vijnë, marrin, japin, ikin. Krijesa e gjallë poetike mbetet.

Lexim të mbarë!

Publisher:Albas
Year:2015
Pages:123
ISBN:978-9928-20-626-2
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.