ulje

Zhurma e bardhë

Don DeLillo

990 L

1,100 L

Kodi i produktit: 030541

Sasia stok: 100

Autorët: Don DeLillo
Përshkrimi: Xhek Gledini, një profesor universiteti dhe shef i Katedrës së Studimeve për Hitlerin, bën një jetë të qetë në një qytezë të quajtur Bleksmith, bashkë me të shoqen, Babetën, dhe me katër fëmijët që kanë nga martesat e tyre të mëparshme. Gjithçka duket se po rrrjedh normalisht midis punës në kolegj dhe familjes, rrethuar nga bollëku amerikan dhe konsumi televiziv, kur në zonë ndodh një ngjarje toksike dhe ata detyrohen të evakuohen bashkë me të tjerët. Ndërkohë që Xheku po vuante në vetmi frikërat dhe dyshimet e tij të krijuara pas ngjarjes toksike, krejt papritur ai zbulon që Babeta i ishte nënshtruar fshehtas një eksperimenti shkencor psikofarmaceutik, i cili e kishte detyruar të bënte edhe kompromise të tjera të hidhura. Nga ky moment, jetët e tyre nuk janë më të njëjtat.

Shkrimtari amerikan Don DeLillo është njëri nga shkrimtarët më të vlerësuar dhe më me ndikim sot në botë. Ai është autori i gjashtëmbëdhjetë romaneve dhe i tri dramave dhe është nderuar me shumë çmime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër to: çmimi “National Book Award”, “Çmimi i Jeruzalem-it”, çmimi PEN/Faulkner për prozë etj. Prej vitesh, DeLillo është njëri nga kandidatët më të diskutuar për çmimin NOBEL në letërsi.

Botues: Albas
Përktheu: Luljeta Lleshanaku
Viti i botimit: 2018
Faqet: 392
ISBN: 978-9928-282-41-5
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Mos humbisni të rejat e fundit!

Merrni informacione rreth ofertave promocionale, publikimeve të reja.