Zemër

Edmondo De Amicis

950 L

  • Kodi i produktit: 030043

  • Sasia stok: 620

  • TVSH-ja nuk është përfshirë në çmim!

Autorët: Edmondo De Amicis
Përshkrimi: Gumëzhitja e fëmijëve në ditën e parë të shkollës e gjer në të fundit, përzierja e kësaj zhurme me ankthet e prindërve, herë një baba i varfër, herë i kamur, herë një nënë që sakrificat i lexohen në rrudha, në flokët e bardhë dhe sy; grindjet dhe miqësitë e pathyeshme, topat e borës, fëmijë të pamundur dhe sensibilizimi i një shoqërie ndaj problemeve që ka një qytet i vetëm, një shtet i tërë e, së fundmi, të gjithë së bashku. I shkruar 130 vjet më parë, më 1886, nga një prej shkrimtarëve më të njohur e klasikë italianë, Edmondo de Amiçis, romani "Zemër" mbetet ende nga ata libra që lexohet me kënaqësi, me dhembshuri dhe me përgjegjësinë për të menduar një botë ku mëtohet përsosmëria drejt së mirës. Personazhet e paharrueshme, si Shkruesi i vogël fiorentin, Enriku, Garoni guximplotë, Markoja që kërkon të ëmën duke u nisur nga Apeninet e duke përfunduar në Ande, Çiçili tek Infermieri i Tatës dhe Feruços me gjyshen e tij të paralizuar, do të rizgjojnë në kujtesë fëmijërinë e prindërve të sotëm, po aq sa do të paraqiten për herë të parë për lexuesit e sotëm të vegjël.
Botues: Albas
Përktheu: Rigel Rizaj
Viti i botimit: 2016
Faqet: 304
ISBN: 978-9928-02-804-4
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Libra të ngjashëm

Mos humbisni të rejat e fundit!

Merrni informacione rreth ofertave promocionale, publikimeve të reja.