Vrima

Rita Petro

Faqet: 117

Çmimi: 600 L

Kodi i produktit: 030298

Sasia stok: 996


Autorët: Rita Petro
Përshkrimi:

Rita Petro (Filipi)

Ka lindur më 13 mars 1962 në Tiranë;

Diplomohet në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë shqipe-letërsi (1980-1984);

Specializohet në Universitetin Filozofik të Athinës për Filozofi dhe Kulyurë antike (1993);

Punon si redaktore dhe specialiste didaktike e lëndës së letërsisë për arsimin parauniversitar (1985-2000);

Bashkëthemelon shtëpinë botuese Albas (2000), ku aktualisht është drejtore e botimeve.

Bashkëautore e 36 teksteve mësimore të Gjuhës shqipe dhe të Letërsisë të arsimit parauniversitar (që përdoren në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë dhe në diasporë);

Autore e 4 librave poetikë:

Vargje të përfolura (1993), botoi "Faik Konica"

Shija e instinktit (1998), botoi "Toena"

Këtu poshtë këndohet live (2002), botoi "Albas"

Në intimitet ...nga Rita (2006), botoi "Albas"


Fituese e çmimit "Onufri" për poezinë më të mirë në Festivalin Poetik të verës (1999); "Mik i qytetit të Durrësit", për kontributin e dhënë në poezinë shqipe (2000); fituese e çmimit "Kombëtar të Bibliofilisë - Lumo Skëndo" (2014); fituese e çmimit të "Karrierës poetike dhe për kontributin e dhënë në amncipimin e shoqërisë" (2015); si pjesëmarrëse në disa festivale poetike brenda dhe jashtë vendit; e përfshirë më krijimtarinë e saj në disa revista letrare dhe antologji të letërsisë së sotme botërore; e përkthyer dhe e botuar në frengjisht nga Edmond Tupja, Ardian Marashi, në gjermanisht nga Hans J. Lanksch, në anglisht nga Robert Elsie dhe Ukë Buçpapaj.


Libri "Vrima" botohet në nëntor, 2014, nga shtëpia botuese frannceze "L`Harmattan", me përkthim të Luan Ramës.

Botues: Albas
Viti i botimit: 2014
Faqet: 117
ISBN: 978-9928-02-461-9

Mos humbisni të rejat e fundit!

Merrni informacione rreth ofertave promocionale, publikimeve të reja.