ulje

Uni i tij i ndaluar

Peter Carey

900 L

1,000 L

Kodi i produktit: 030523

Sasia stok: 100

Autorët: Peter Carey
Përshkrimi: Është viti 1972 dhe Çeja, një djalosh shtatë vjeç, jeton me gjyshen në një zonë të izoluar të Nju-Jorkut: pa televizor, pa bashkëmoshatar, pa gjyshin, i cili është larguar me të dashurën. Natën, kur gjyshja sheh ëndrra dhe flokët e thinjura i përhapen në jastëk si leshterikë, Çeja rri dhe i përgjon frymëmarrjen, i frikësuar se ajo mund të ndërpritet përpara se të vinë ta marrin.

Kush do të vijë ta marrë? Ai pret prindërit, - dy komunistë radikalë që ndiqen nga FBI-ja, - të cilët nuk i ka parë që kur ka qenë foshnje. Çeja e dëshiron vërtet këtë largim dhe shpreson që do ta marrin sa gjyshja është akoma gjallë.

Pastaj, një ditë hapet dera e ashensorit dhe ai sheh një femër, të cilën ai duhet ta kishte thirrur Diala, në vend që ta quante mama. Diala duhej të kujdesej për Çenë gjatë një takimi dyorësh, por gjërat nuk shkojnë ashtu siç janë planifikuar dhe Diala me Çenë përfundojnë të arratisur në pyjet australiane, në një bashkësi hipiakësh aspak mikpritëse.

Carey përdor stilin e përroit të ndërgjegjës për të përshkruar paqartësitë e Çesë rreth vetvetes dhe jetës.

Botues: Albas
Përktheu: Ukë Buçpapaj
Viti i botimit: 2017
Faqet: 252
ISBN: 978-9928-258-03-8
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Mos humbisni të rejat e fundit!

Merrni informacione rreth ofertave promocionale, publikimeve të reja.