Poliana

Eleanor H. Porter

880 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code: 030438

  • Availability: 825

  • VAT is included in the price!

Authors: Eleanor H. Porter
Description: Poliana njëmbëdhjetëvjeçare, pas vdekjes së prindërve, shkon të jetojë në Vermont, me teton e saj hijerëndë, Polin. Megjithatë, vogëlushja nuk pranon kurrsesi t’i nënshtrohet gjendjes së zymtë, por përkundrazi, zgjedh të shohë anën e mirë të gjërave. Me anë të “lojës së gëzimit”, të cilën ia ka mësuar babai, Poliana gjen arsye që të gëzohet në çfarëdo situate dhe përballon çdo pengesë. Vogëlushja i nxit të tjerët t’i bashkohen lojës së saj të gëzimit dhe të ndryshojnë jetën e tyre të zymtë. Mes lojtarëve të rinj janë zonja Snou, Xhon Pendëlltëni, Nensi etj. Të gjithë tregohen bujarë për ta pranuar në jetën e tyre vajzën e hareshme, që nuk njeh lodhje, edhe pse asaj i duhet të përballojë dhe të kapërcejë sfidat e veta.

Edhe pse Poliana cilësohet si roman për fëmijë, në të vërtetë qëllimi i tij është që të lexohet nga njerëz të të gjithë moshave. Autorja paraqet një udhëtim ndriçues në botën e pafajshme fëmijërore, energjia pozitive e së cilës mund të lehtësojë edhe rrethanat më të zymta. Poliana shërben si frymëzim për shumë njerëz, që asnjëherë të mos dorëzohen në jetë dhe ta shohin atë në mënyrë pozitive.

Publisher: Albas
Translated by: Klodian Briçi
Year: 2017
Pages: 256
ISBN: 978-9928-02-987-4

Related Products

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.