Piter Pani

Xhejms Barri

880 L

  • Kodi i produktit: 030041

  • Sasia stok: 530

  • TVSH-ja nuk është përfshirë në çmim!

Autorët: Xhejms Barri
Përshkrimi: Një mbrëmje, një djalë i çuditshëm duke fluturuar hyn në dritaren e shtëpisë së Darlingëve. Këtu zënë fill aventurat e Piter Panit, Uendit, Xhonit dhe Majkëllit, Lulekëmborës, Djemve të Humbur etj., në ishullin mitik të Kurrkundit. Piter Pani është djalosh çapkën dhe plot gjallëri, që arrin të fluturojë dhe nuk rritet asnjëherë. Fëmijërinë e tij që nuk mbaron kurrë, ai e kalon me peripeci, si kryetari i Djemve të Humbur, ndërkohë që bashkëvepron me zana, piratë, sirena dhe me fëmijë të zakonshëm nga bota jashtë Kurrkundit.

Shkrimtari nuk e përshkruan kurrë me hollësi paraqitjen e Piterit, por tregon vetëm se atij nuk i kanë rënë ende dhëmbët e parë, se është djalë i bukur dhe se vishet me gjethet e thara të pemëve.

Ai është djalosh moskokëçarës dhe mburravec, por është trim dhe nuk e ka problem ta marrë rrezikun në sy, duke u futur në situata të rrezikshme. Libri shoqërohet me ilustrime të këndshme, të cilat e bëjnë më të këndshëm leximin.

Botues: Albas
Përktheu: Klodian Briçi
Viti i botimit: 2015
Faqet: 263
ISBN: 978-9928-20-612-5
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Libra të ngjashëm

Mos humbisni të rejat e fundit!

Merrni informacione rreth ofertave promocionale, publikimeve të reja.