ulje

Mëkatet e zonjës Ema

Mirela Kanini

630 L

700 L

Kodi i produktit: 030559

Sasia stok: 9

Autorët: Mirela Kanini
Përshkrimi: Kriza në familje nuk diskriminon. Ajo prek edhe familje që nuk kanë probleme financiare. Personazhi i Emës është një grua që në pamje të parë ka gjithçka: sukses, para, familje të rregullt, por në vetvete ndihet e paplotësuar. Gjithçka që ka arritur në jetë asaj i duket e pamjaftueshme për të qenë e lumtur. Në kërkim të vetvetes ajo gjen dashurinë e jetës së saj që do të ndryshojë çdo gjë. Personazhi i Emës, nëpërmjet ngjarjeve që marrin kthesa të paparishkueshme, do t`ju fusë në skutat shpirtërore të botës së saj.

Ky libër do t`ju mbajë në tension gjatë gjithë kohës dhe nuk do ta lëshoni dot nga dora. Do të përfshiheni tërësisht në luftën e Emës midis asaj çka është e drejtë dhe e moralshme dhe asaj që kërkon zemra e saj. A duhet të sakrifikojmë standardet sociale dhe vlerat morale, me të cilat jemi brumosur, apo duhet të thyejmë tabutë dhe barrierat për pak lumturi? Liria shpirtërore është devijim nga tradicionalja apo është e drejtë individuale, meqënëse shansi i të jetuarit i jepet gjithkujt vetëm një herë?

Nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme nga jeta e Emës lexuesi do të nxjerrë përfundimet e veta se çfarë duhet ndjekur në jetë.

Lexim të këndshëm...

Botues: Albas
Viti i botimit: 2018
Faqet: 200
ISBN: 978-9928-282-39-2
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Mos humbisni të rejat e fundit!

Merrni informacione rreth ofertave promocionale, publikimeve të reja.