Lepur, vrapo

John Updike

1,000 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030715

  • Sasia stok:391

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:John Updike
Përshkrimi:

Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri “Lepur” Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. Frika se mos humbet në rutinën e jetës konvencionale shoqërore dhe fetare e bën të vrapojë dhe t’ia mbathë nga një situatë pa rrugëdalje në tjetrën.

- Po ke guxim të jesh vetja, të tjerët e paguajnë çmimin. - thotë Lepuri.

“Lepur, vrapo” është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, “Lepuri është i pasur” dhe “Lepuri prehet”. Së bashku me romanin “Lepuri kthehet”, kjo tetralogji unike rrëfen historinë nga rinia në vdekje të yllit të dikurshëm të basketbollit, Herri “Lepur” Engstrëm, i cili i përket shtresës së mesme të shoqërisë amerikane. Ngjarjet zënë fill në qytezën imagjinare të Bruërit, Pensilvani, kur instinktivisht, pa asnjë plan të paracaktuar, Lepuri braktis gruan shtatzënë dhe djalin.

Botues:Albas
Viti i botimit:2020
Përktheu:Granit Zela
Faqet:356
ISBN:978-9928-332-17-2
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm