Kafshët

Albas

495 L

550 L

Sasia:

  • Kodi i produktit:030089

  • Sasia stok:Nuk ka gjëndje

  • TVSH-ja është përfshirë në çmim!

Autorët:Albas
Përshkrimi:Kafshët janë të pranishme në jetën e fëmijëve. Ato gjenden në kukullat e tyre prej pelushi, si dhe në përrallat e objektet që i rrethojnë kudo. I shohin në shtëpi, në fusha, në kopshtin zoologjik, në shkollë, në emisione televizive apo si personazhe të vizatimeve të tyre të para.

Me ta mësojnë zakone, nxisin imagjinatën, luajnë së bashku gjatë ditës dhe nuk ndihen vetëm gjatë natës. E kush i ka më frikë fantazmat, me një arush pelushi në krahë!?

Në këtë libër do të jemi bashkë me peshqit, amfibët, zvarranikët, gjitarët, shpendët, insektet, merimangat, si dhe me dinozaurët, megjithëse tashmë janë një lloj i zhdukur. Këto kafshë parahistorike janë të gjalla në mendjen tonë dhe shumë tërheqëse për të rriturit e fëmijët.

Çdo faqe e librit risjell një pamje të mjedisit ku jeton një grup i caktuar kafshësh, që dallohen lehtësisht nga të vegjlit. Me ndihmën e më të rriturve, ata do të bëjnë zbulimet e para: si qugen, si tingëllojnë emrat e tyre, çfarë bën secila prej tyre etj.

Ky libër nxit kureshtjen dhe aftësitë vëzhguese, ndërkohë që fëmija argëtohet duke luajtur me tingujt dhe shkronjat.

Botues:Albas
Viti i botimit:2010
Faqet:30
ISBN:978-9989-108-56-3
Tiranë:Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe:Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.
Ballkan:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 3-5 ditësh.
Europë:Transporti kushton 6 Euro dhe porosia mbërrin brenda 6-8 ditësh.

Libra të ngjashëm