Çelësi i letërsisë dhe gjuhës shqipe

Rita Petro & Linda Mëniku

600 L

Kodi i produktit: 030302

Sasia stok: 995

Autorët: Rita Petro & Linda Mëniku
Përshkrimi: Rita Petro ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës (1980-1984), për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Më 1993 është specializuar në Universitetin e Athinës për Filozofi dhe Kulturë Greke. Në vitet 1985-2000 ka punuar redaktore për lëndën e letërsisë në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe është aktivizuar në mjaft grupe për modernizimin e programeve shkollore, si dhe për hartimin e planogrameve të përbashkëta me Kosovën (`95-`97). Që prej vitit 2000 është drejtore e botimeve në shtëpinë botuese ALBAS (me redaksi në Tiranë, Tetovë, Prishtinë, Preshevë). R. Petro është bashkëautore në 34 tekste shkollore të lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë në ciklin 9-vjeçar si dhe në shkollë të mesme (shumica prej të cilave përdoren aktualisht në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Preshevë e në diasporë). Si poete Rita Petro ka botuar katër vëllime poetike; shumë prej poezive të saj janë përfshirë në disa anatologji me poetë bashkëkohorë nga bota.


Linda Mëniku është aktualisht pedagogee gjuhës shqipe, pranë Departamentit të Gjuhësisë, Universiteti i Tiranës. është e specializuar në fushën e gjuhësisë së tekstit dhe të mësimdhënies së shqipes për të huajt. është autore e disa librave të botuar jashtë Shqipërisë:

"Gheg Reader", Dunwoody Press (2008),

"Discovering Albania I", Winsconsin University Press (2011),

"Colloquial Albanian", Routledge.

Është bashkëautore e disa teksteve të gjuhës dhe të letërsisë për shkollat e mesme.

Botues: Albas
Viti i botimit: 2017
Faqet: 302
ISBN: 978-9928-02-508-1
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Libra të ngjashëm

Mos humbisni të rejat e fundit!

Merrni informacione rreth ofertave promocionale, publikimeve të reja.