Antologji e Faik Konicës

Nasho Jorgaqi

400 L

  • Kodi i produktit: 030562

  • Sasia stok: 120

  • TVSH-ja nuk është përfshirë në çmim!

Autorët: Nasho Jorgaqi
Përshkrimi: Faik Konica është ndër të paktët, ndoshta rasti unik në historinë e letërsisë dhe kulturës shqiptare, që megjithëse fizikisht e ka mbyllur tanime jetën e vet, vepra i qëndron e hapur. Edhe pse nisi të botojë plot njëqind vjet më parë (1895), prapë nuk është arritur të vëhet një bilanc i plotë e i saktë i trashëgimisë së tij. Është fakt i njohur se ai shkroi e botoi për disa dekada, në disa gjuhë e në disa vende, në shekullin e kaluar e në shekullin tonë. Para kësaj panorame të gjerë e tepër të larmishme studiuesit e tij gjithnjë janë gjendur përpara enigmash dhe befasish nga më të çuditshmet. Kjo i ka bërë ata të vihen në rolin e dyfishtë, të arkeologut dhe të paleontologut; nga një anë të hetojnë e të hulumtojnë, të gërmojnë e të zbulojnë, dhe, nga ana tjetër, të rindërtojnë vepra dhe të përfitojnë lidhje brenda rrjedhave të veprimtarisë së tij.
Botues: Albas
Viti i botimit: 2005
Faqet: 180
ISBN: 99943-606-5-5
Tiranë: Transporti kushton 200 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 24 orëve.
Rrethe: Transporti kushton 400 Lekë dhe porosia mbërrin brenda 48 orëve.

Mos humbisni të rejat e fundit!

Merrni informacione rreth ofertave promocionale, publikimeve të reja.