Hajdi

Johanna Spyri

950 L

Publisher: Albas

Sasia:

  • Code:030437

  • Availability:762

  • VAT is included in the price!

Authors:Johanna Spyri
Description:“Hajdi” është një histori, që ndoshta nuk është e vërtetë, ndoshta ka ndodhur vetëm në imagjinatën e autores, por është kaq e besueshme. Hajdi është një vajzë 5-vjeçare, simbol i mirësisë, i dashurisë për njerëzit më të afërt të familjes, por jo vetëm për ta. Gojëmbël, çamarroke, e padjallëzuar, admiruese e kafshëve, luleve, e të gjitha qenieve frymuese, e bukurisë natyrore dhe njerëzore, të gjitha këto veçori autorja i vë në shpirtin e një fëmije trupvogël dhe jo rastësisht ajo e dërgon atë nga një vend në tjetrin. A ia doli Hajdi, që me dëlirësinë dhe mirësinë e saj, t’i ndryshojë njerëzit me të cilët ndeshet gjatë udhës së saj? A triumfoi mirësia e saj, në një botë ku ligësia, thashethemet, varfëria dhe djallëzia bashkëjetojnë? A mundi ajo t’u thotë të gjithë fëmijëve, se jeta është më e bukur dhe kuptimplotë, nëse e do me gjithë shpirt gjithçka që të rrethon?

Ky libër është përkthyer nga gjermanishtja nga Afrim Koçi. Bukuria e fjalës, gjuha e pasur me frazeologji dhe shprehje e përzgjedhur prej tij, do t’jua bëjnë rrëfimin më të thjeshtë dhe mbresëlënës.

Publisher:Albas
Translated by:Afrim Koçi
Year:2017
Pages:308
ISBN:978-9928-20-978-2
Tiranë:Shipping costs 200 Lekë, arrives in 24 hours.
Rrethe:Shipping costs 400 Lekë, arrives in 48 hours.
Balkans:Shipping costs 6 Euro, arrives in 3-5 Days.
Europe:Shipping costs 6 Euro, arrives in 6-8 Days.

Related Products

Do not miss the latest news!

Receive information about promotional offers, announcements of new releases and events.